Perez vendos, ja e ardhmja e Zidanes

PUBLIKUAR

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka vendosur që të mbajë Zinedine Zidanen si trajner të Real Madridit.

AS raporton se burimet pranë presidentit kanë konfirmuar se Ziziou do të mbetet, duke parë që ai është emëruar në janar në mënyrë urgjente pas shkarkimit të Benitezit.

Zidane ka arritur që të kthejë Realin në luftë për titull dhe që të sigurojë finalen në Ligën e Kampionëve, gjë që ka bindur Perezin që t’i besojë ende legjendës franceze.

Perez ka qenë i bindur për Zidanen menjëherë pas fitores ndaj Barcelonës në Camp Nou që të marrë kontratë të re dhe presidenti madrilen pritet që fjalët e tij t’i konfirmojë shpejt në vepra. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...