Perez: Ramos do të pensionohet në Real Madrid

PUBLIKUAR

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i sigurt se Sergio Ramos do ta mbyllë karrierën e tij në Real Madrid, pasi i ndihmoi klubit madrilen ta fitojë titullin e 34-t të La Ligës të enjten në mbrëmje.

Fitorja e Los Blancos me rezultat 3:1 kundër Villarrealit ua dha atyre titullin e parë të kampionit të Spanjës që nga sezoni 2016/17, përderisa madrilenët i dhanë fund dominimit të Barcelonës në këtë garë, transmeton Gazeta Express.

Ramos pati ndikim të madh në skuadrën e Real Madridit gjatë gjithë sezonit, me pesë golat e tij në dhjetë ndeshjet e fundit të La Ligës, duke ia përmirësuar kështu vetes gjasat për ta fituar medaljen e pestë të kampionit në karrierën me Real Madridin.

34-vjeçarit do t’i përfundojë kontrata e tij sezonin e ardhshëm, mirëpo presidenti i klubit, Florentino Perez beson se Ramosi do ta përfundojë karrierën e tij në Santiago Bernabeu.

“Ramosi do ta përfundojë, pa asnjë dyshim, karrierën në Real Madrid”, ka thënë Perez, në një intervistë të dhënë për Movistar.

“Edhe pse është diskutuar për këtë, kjo nuk do të ndryshojë. Të gjithë jemi të qetë. Ai është më shumë sesa thjesht një kapiten. Ai e ka drejtuar skuadrën me një lidership të madh”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...