Perez: Kovacic një rezervist

PUBLIKUAR

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka vazhduar edhe në këtë afat me blerje, por jo siç jemi mësuar, ndërsa më i njohuri këtë radhë ishte Mateo Kovacic.

Spanjolli gjithmonë kërkon lojtarë me talent dhe mesfushorë ofensivë ose sulmues, për të bërë një lojë sa më të bukur.

Tani Perez lëshon një deklaratë interesante, që ndoshta transferimit të fundit, Kovacicit nuk do t’i pëlqejë shumë.

“E morëm Mateon për të përmirësuar stolin tonë. Benitez më ka folur për të, sepse e njeh mirë, dhe më ka thënë që është fenomen”.

I pari i ‘mbretërve’ i është kthyer edhe një herë historisë së De Geas.

“Është turp, sepse Manchester United nuk kishte fare eksperiencë. Nuk dua të fajësoj askënd, por nuk e kuptoj pse u desh aq shumë kohë për të kontrolluar kontratat”, përfundoi Perez. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...