Perez flet për dështimin për të nënshkruar me Mbappen: Ai nuk më tradhtoi, por ëndrra e tij ndryshoi

PUBLIKUAR

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka folur lidhur me dështimin për të nënshkruar me Kylian Mbappen.

Sulmuesi francez ishte i lidhur ngushtë me një kalim në “Santiago Bernabeu”, por në fund vendosi për të rinovuar kontratën me Paris Saint-Germainin.

Presidenti i Real Madridit bëri të ditur se klubi që ai udhëheq nuk ka pasur asnjë para-kontratë me 23-vjeçarin. Ai gjithashtu tha se nuk ndjehet i tradhtuar nga Mbappe, transmeton Gazeta Express.

“Ne nuk nënshkruam asnjë para-kontratë apo marrëveshje me Kylian Mbappe sepse nuk është e rregullt. Kylian Mbappe nuk më tradhtoi. Mbappe na tha se ëndrra e tij ishte të luante për Real Madridin, shumë herë. Por, më pas e gjitha ndryshoi për 15 ditë për shkak të presionit politik dhe ekonomik. Ëndrra e tij duhej të ndryshonte”, tha Perez për “El Chiringuito”.

“Unë mendoj se nëna e Kylian Mbappes donte që ai të bashkohej me Real Madridin, ajo e di se kjo ka qenë gjithmonë ëndrra e Kylianit. Jam i sigurt që ajo donte që Mbappe të bashkohej me ne, por gjërat ndryshojnë dhe ne duhet ta respektojmë. Unë ende e respektoj Kylianin, absolutisht”, shtoi presidenti i klubit spanjoll.

Ndryshe, Mbappe tani ka kontratë të vlefshme me Parisin deri më 30 qershor 2025. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...