Perez e thotë haptazi: Tentuam t’i blejmë Pogban dhe Lewandowskin

PUBLIKUAR

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e ka pranuar se klubi i tij kishte bërë përpjekje të mëdha për ta blerë Paul Pogban nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, njëlloj siç kishte tentuar për Robert Lewandowskin e Bayern Munich në vitet e fundit.

Perez shpjegoi se Manchester United dhe Bayern Munich e kishin refuzuar çdo ofertë të mundshme të Real Madridit për yjet e veta, transmeton Gazeta Express.

“Ka lojtarë të cilët nuk shiten dot”, tha Perez.

“Për disa vjet tentuam ta blejmë Lewandowskin dhe nuk ndodhi asgjë sepse ai nuk ka klauzolë dhe Bayerni nuk dëshiron ta shesë”, shtoi ai.

“E njëjta gjë ndodhi me Pogban. Kur lojtarë të caktuar mund të shiten, atëherë ne mund t’i blejmë”, shpjegoi ai.

Mesfushori francez Pogba ka qenë kërkesa e madhe e trajnerit Zinedine Zidane këtë verë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...