Përdorën armët në dasmë, arrestohen dy të dyshuar në Gjilan

PUBLIKUAR

Në Gjilan, policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri gjatë një ahengu familjar ditën e djeshme.

Arrestimi i tyre ka ndodhur pas një informate që Policia e ka pranuar nga qytetarët dje rreth orës 14:20 se janë dëgjuar të shtëna në një lagje të qytetit të Gjilanit.

“Njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy të dyshuar R.I. (viti i lindjes 1955, mashkull, kosovar shqiptar) dhe F.S. (viti i lindjes 1977, mashkull, kosovar shqiptar) të cilët  dyshohet se gjatë një ahengu familjar (dasmë) kanë shtënë me armë zjarri”, ka thënë Policia, raporton Klankosova.tv.

Nga dy të dyshuarit, policia ka konfiskuar dy armë zjarri, njëra e llojit Walther e kalibrit 9 mm dhe tjetra e llojit Zoraki 917-T si dhe tri (3) gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin Policor Gjilan ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan u ka bërë apel qytetarëve që, “me që jemi në sezonin kur jemi të bashkuar për të ndarë kohë të mirë dhe gëzime familjare, për mos përdorim të armëve gjatë këtyre evenimenteve”.

“Në të shkuarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike”, ka theksuar policia, ndërsa ka bërë thirrje që të “Festoni me zemër, jo me armë”. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

U rikthye në Kuvend, flet Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka reaguar pas rikthimit si deputete në Kuvendin e Kosovës. “Po rikthehemi aty...

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer për tejkalim ekstrem të shpejtësisë në komunën...

Kurti: Albulena Haxhiu do vazhdojë të jetë u.d Presidente, si unë Kryeministër në detyrë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë si ai, edhe Albulena Haxhiu është ende...