Për tri javë mbi 1400 aksidente, 9 të vdekur

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një rast i dhunës në familje u raportua në ditën e Bajramit në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i...

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Mesatarisht rreth 70 aksidente në komunikacion ndodhin çdo ditë në rrugët e Kosovës. Vetëm gjatë tri javëve të këtij muaji (gusht), përkatësisht nga 1-22 gusht 2018, duke u bazuar në statistikat zyrtare të Policisë, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur rreth 1450 aksidente në komunikacion, me ç’rast 9 persona kanë vdekur, ndërsa shumë të tjerë janë lënduar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Zyrtarë për Informim në Policinë e Kosovës kanë thënë për “Zërin” se nga janari deri në muajin korrik të vitit 2018 janë shënuar 8,630 aksidente në komunikacion, në të cilat 50 persona kanë humbur jetën.

Sipas tyre, gjatë kësaj periudhe ata kanë shqiptuar edhe 229,433 tiketa.

“Policia e Kosovës me qëllim të shtimit të masave të sigurisë në trafik, sidomos tani gjatë kohës së verës kur edhe rritet fluksi i veturave në rrugë, ka hartuar dhe po e zbaton një plan operativ me detyra konkrete shtesë. Pos kësaj, para dy jave me kërkesë të  strukturave të larta të PK-së është themeluar edhe një Task-Forcë, e cila ka hartuar dhe po zbaton edhe një plan veprimi”, kanë thënë ata

SHIKO MË SHUMË

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Këtë të premte pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve...

Bashkësia Islame njofton në sa ora do të falet të dielën Kurban Bajrami

Bashkësia Islame ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor...