Për shkak të rezolutës së gjenocidit, Turqia ia ndalon hyrjen delegacionit gjerman

PUBLIKUAR

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka konfirmuar sot se vendi i tij i ka ndaluar hyrjen delegacionit të lartë gjerman në territorin e tyre, si përgjigje ndaj miratimit të rezolutës për njohjen e gjenocidit ndaj armenëve në parlamentin gjerman.

“Besojmë se kjo vizitë është e papranueshme”, ka deklaruar Cavusoglu para gazetarëve në Ankara, transmeton Telegrafi.

Autoritetet gjermane kanë njoftuar dje, se Sekretari i Mbrojtjes, Ralf Braukzupe dhe deputetët e Bundestagut gjerman ishin detyruar të anulojnë vizitën e tyre në Turqi, pasi që Ankaraja nuk ka lejuar të aterrojnë në një bazë ushtarake Incirlik.

Në bazën ushtarake në Incirlik në pjesën jugore të Turqisë, është e stacionuar flota ajrore e koalicionit ushtarak ndërkombëtar që është duke luftuar kundër Shtetit Islamik, përfshirë aeroplanë luftarakë gjermanë të tipit “tornado” dhe ata për furnizim.

Pas miratimit të rezolutës për njohjen e gjenocidit ndaj armenëve nga perandoria Osmane në vitin 1915, e miratuar më 2 qershor në Bundestag, Turqia ka tërhequr ambasadorin e saj nga Berlini, derisa presidenti Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar me sanksione Gjermaninë.

Ministri i jashtëm turk Cavusoglu, ka deklaruar se këtë bazë ushtarake mund ta vizitojnë vetëm ekipet ushtarake dhe teknike.

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...