Për shkak të rezolutës për gjenocidin armen, kërcënohen me vrasje deputetët gjermanë me origjinë turke

PUBLIKUAR

Në Gjermani, 11 deputetë me origjinë turke janë vendosur nën mbrojtje policore, pasi kanë marrë kërcënime me vrasje.

Kërcënimet janë dërguar për shkak të rezolutës së miratuar në Parlamentin gjerman që vrasjet masive të para një shekulli të armenëve, nga Perandoria Osmane, të njihen zyrtarisht si gjenocid.

Politikanët me origjinë turke janë në mesin e shumicës absolute që kanë votuar pro rezolutës në fjalë në Parlamentin gjerman më 2 qershor.

Vrasja masive të Luftës së Parë Botërore dhe deportimi i 1.5 milionë armenëve nga osmanët nga shumë historianë në botë dhe disa shtete konsiderohen si gjenocid. Turqia e hedh poshtë këtë vlerësim duke thënë se numri i armenëve të vrarë është shumë më i vogël. Zyrtarët turq thonë se vrasjet gjithashtu kanë qenë pjesë e përballjeve të luftës civile e jo plan që të asimilojnë minoritetin e krishterë.

Parlamenti gjerman e ka zemëruar tejmase Turqinë me votimin e rezolutës. Turqia tashmë e ka kthyer ambasadorin e saj nga Berlini në Ankara.

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan ka kërkuar nga deputetët gjermanë me origjinë turke që të kryejnë “teste gjaku” që të shohin se “çfarë lloji i turqve janë ata”. /REL/

SHIKO MË SHUMË

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...