Për Setien, Griezmann është i paprekshëm

PUBLIKUAR

Griezmann nuk largohet nga 11-shja e Barcelonës

Për trajnerin e Barcelonës, Quique Setién, sulmuesi që po kritikohet shumë, Antoine Griezmann, “është i paprekshëm”.

Griezmann nuk po tregon atë formën që kishte te Atletico Madridi, apo paraqitjet që bën te Franca, por Setien ka besim te 28-vjeçari dhe do të jetë gjithmonë titullar.

“Griezmann është i padiskutueshëm. Ai ka luajtur që kur është këtu. Tani ka më shumë lojtarë dhe duhet të shpërndahen më shumë minuta për të gjithë. Griezmann është një futbollist i shkëlqyeshëm dhe do të vazhdojë të luajë një rol udhëheqës sepse është një lojtar i rëndësishëm për këtë klub”, tha Setien.

Me këtë trajneri e konfirmoi se Griezmann do të startojë edhe të martën mbrëma kundër Leganes, para sulmuesit të preferuar të tifozëve, Martin Braithwaite. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...