Për një javë 23 patentë shofer iu morën qytetarëve vetëm nga Policia e Ferizajt

PUBLIKUAR

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se ka vazhduar me aksionet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Ky aksion, po zbatohet nga policët e Njësisë Rajonale e Komunikacoinit Rrugor dhe policët e rendit të stacioneve Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit në të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale të rajonin të Ferizajt. Përveç policëve me uniformë janë të angazhuar edhe policë me rroba dhe automjete civile.

 

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale nga data 14-20 shkurt-2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

  • Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 295 gjoba
  • Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,  18 gjoba
  • Kyçja e parregullt në rrugën kryesore. 7 gjoba
  • Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 16 gjoba
  • Kalimi i afatatit të regjistrimit , 23 gjoba
  • Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 15 gjoba
  • Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 145 gjoba
  • Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 46 gjoba

Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 431 gjobae

 

 

Heqje e patentë shoferit , 23

  • Gjithsej , 996 gjoba

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...