Qëndron Kastrati nga PSD-ja ka humbur zgjedhjet në Kamenicë, komunë kjo që e drejtoi për një mandat.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor për raundin e dytë të votimeve në zgjedhjet lokale ai u mund nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë komunë Kadri Rahimaj me 8 mijë e 40 vota ose në përqindje 53,11.
Kastrati mori 7 mijë e 98 vota ose 46,89 përqind.
942 është diferenca e votave mes tyre.
“Suksese Qëndron! Për mua ke qenë inspirim edhe për punën por edhe vullnetin!”, ka shkruar Ahmeti në një postim në facebook, njofton Klankosova.tv.



