Për Mourinhon fajet i kanë gjyqtarët (Video)

PUBLIKUAR

Humbja nga Southamptoni (1-3) thelloi akoma më shumë krizën te Chelsea, megjithatë Jose Mourinho beson se skuadra e tij do të përfshihet në top-katërshe deri në fund të sezonit.

Portugezi e ka të qartë se të zgjedhurit e tij janë shumë larg për ta mbrojtur titullin, porse mendon se do të luajnë në Ligën e Kampionëve.

 

“Gjyqtarët po kanë frikë që të marrin vendime në favor të Chelseat”, ka thënë 52-vjeçari pas ndeshjes, porse ka pranuar se skuadra e tij është në një moment të vështirë.

 

Pyetjes së gazetarëve nëse mund të shkarkohet nga posti, ai iu është përgjigjur në stilin e tij: “Nëse më shkarkojnë mua, shkarkojnë trajnerin më të mirë që ka pasur ndonjëherë ky klub”.

Chelsea ka arkëtuar vetëm tetë pikë nga tetë xhirot e para në Ligën Premier. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...