Për Kodin telefonik vendosin kryeministrat (Video)

PUBLIKUAR

Ka dështuar edhe takimi i radhës mes palës kosovare dhe serbe për kodin telefonik shtetëror të Kosovës.

Tribuna Channel merr vesh nga burime brenda ekipit negociator, se kjo çështje nuk do të diskutohet në nivel teknik, por kryeministrat Isa Mustafa e Aleksandër Vuçiq do të vendosin për këtë çështje.

Një takim mes tyre pritet të ndodh pas vizitës së zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden.

Po sipas këtij burimi, pala serbe ka insistuar që thirrjet e operatorit të ri, i cili do të vije si rrjedhojë e marrëveshjes, të trajtohen si thirrje lokale duke mos shtypur fare kodin ndërkombëtar.

Pra, këto thirrje parashihen të trajtohen si lokale dhe për to të mos këtë fare roaming.

Kjo do t’i dëmtonte shumë dy operatoret e tjerë në vend, pasi operatori i ri do të kishte shumë përparësi karshi tyre.

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...