Për herë të parë në histori, veturat elektrike shitën më shumë sesa me naftë

PUBLIKUAR

Shitjet e veturave elektrike po rriten kryesisht për shkak të stimujve për të blerë në shumë vende evropiane.

Në Evropë, në dhjetor 2021, pjesa e tregut në shitjet e automjeteve thjesht elektrike (pa përfshirë hibridët plug-in) ishte 21 për qind, duke tejkaluar pjesën në shitjet e automjeteve me motorë dizel për herë të parë në histori, me 2 për qind.

 

Ndërsa shitjet me naftë ranë me 26 për qind krahasuar me një vit më parë, pati një rritje të mprehtë në numrin e automjeteve elektrike të regjistruara rishtazi prej rreth 91 për qind krahasuar me vitin 2020.

Shitjet e veturave elektrike po rriten kryesisht për shkak të stimujve për të blerë në shumë vende evropiane, por edhe përmirësimeve në infrastrukturën e karikuesve, sipas të njëjtit burim.

Ndryshe, Bashkimi Evropian synon që shumica e veturave të jenë elektrike deri në vitin 2035. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...