Është hera e parë që Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka pranuar fajin për dështimin e Demarkacionit me Malin e ZI, ndonëse deri më tani e ka akuzuar e fajësuar vetëm opozitën që e pamundësonte shënjimin e kufirit.
Kreu i ekzekutivit në një intervistë për Radio Evropa e Lirë tha se përgjegjësia më e madhe për demarkacionin është e pozitës, pra pushtetit.
Por thotë se nuk e kupton as opozitën të cilët sipas Mustafës për një kauzë po e mbajnë peng Kosovën.
“Mendoj se përgjegjësia më e madhe në këtë rast është e pozitës, pushtetit, deputetëve të pozitës, sepse programi ynë qeverisës është i pozitës. Por, në këtë rast unë nuk e kuptoj as opozitën, e cila për një kauzë, dëshiron ta mbajë peng qytetarin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.


