Për çfarë e kishte fjalën Mustafa?

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk është treguar fort i qartë në një adresim në llogarinë e tij në Facebook.

Mustafa në një status në Faebook, ku ka shkruar se një peticioni i ngritur kundër ambasadorit amerikan Greg Delawie është i turpshëm, ka përmendur edhe adresat potenciale të cilat do të dëshironin largimin e prezencës amerikane nga Kosova.

Por në këtë adresim Mustafa ishte enigmatik. Ai nuk ka potencuar emra, por vetëm “gra”, “kullota” dhe “OJQ nacionaliste”.

“Amerika nuk e lëshon (Kosovën) sepse pjesa dërmuese e qytetarëve të Kosovës e duan Amerikën”, ka shkruar Mustafa, njofton Klan Kosova.

“Ata që ‘frikësohem’ se mos po e lëshojnë Kosovën pasi i ka lëshuar mendja, janë disa gra që i kanë kullotë të gjitha fondet e mundshme nga perëndimi, e mos po i braktisin burrat e tyre e po shkojnë në Kore të Veriut (sepse as Kuba nuk i pranon) apo disa OJQ-ista nacionalist ,mos po turren kah lindja”, përfundon shkrimi i Mustafës.

Se kush janë “gratë”, kush ka “kullotur” dhe cilat janë “OJQ-të nacionaliste”, e di vetëm kryeministri.

SHIKO MË SHUMË

Fluks i madh në pikat kufitare, pritjet po zgjasin mbi dy orë e gjysmë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat kufitare,...

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...