Për 30 mijë euro pagë, shqiptarët i bashkohen ISIS-it

PUBLIKUAR

Shteti Islamik po u ofron shqiptarëve pagë nga 20 mijë deri në 30 mijë euro për të luftuar në anën e xhihadistëve në Siri dhe Irak.

Kështu ka thënë Resul Rexhepi, sekretar i Bashkësisë Islame të Kosovës më 10 mars për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.

Rexhepi ka thënë se gjendja e keqe ekonomike dhe shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë, ka kontribuar në radikalizmin e të rinjve kosovarë, të cilët janë duke pranuar paga të larta për të luftuar me ISIS-in.

“Gjendja e vështirë ekonomike dhe shkalla e lartë e papunësisë, veçanërisht tek të rinjtë, i ka shtyrë kosovarët që gjithnjë e më shumë të përqafojnë ekstremizmin, veçanërisht pasi nga andej të ardhurat financiare janë të mëdha”, ka thënë Rexhepi për ANSA.

Sipas raporteve, nga Kosova vlerësohet se disa dhjetëra shqiptarë janë të përfshirë në radhët e forcave terroriste islamike ISIS në Siri e Irak.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...