Për 3 vjet, mesatarisht 39 % të premtimeve, Lipjan e Junik me nga 33 % (FOTO)

PUBLIKUAR

Për tri vjet të qeverisjes, kryetarët e komunave të Kosovës kanë përmbushur vetëm 39 për qind të premtimeve që i kanë dhënë para zgjedhjeve. Në kohën kur ka mbetur vetëm edhe një vit deri në zgjedhje, monitoruesit e komunave raportojnë për nota të dobëta qeverisëse. Sipas Institutit për Studime të Avancuara “GAP”, vetëm Vitia dhe Obiliqi kanë kaluar gjysmën e premtimeve, të tjerat kanë ngelur nën 50 për qind. Dragashi ka mbetur i fundit me 15 për qind të premtimeve të realizuara

Në tri vitet e para të mandatit të tyre qeverisës, kryetarët e komunave të Kosovës kanë përmbushur mesatarisht 39 për qind të premtimeve të dhëna në fushatën parazgjedhore të vitit 2013. Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e komunave shprehen të kënaqur me punët që janë kryer deri më tani, duke thënë se janë përmbushur shumica e premtimeve.

Në bazë të platformës monitoruese të Institutit për Studime të Avancuara “GAP”, premtimet më së shumti janë përmbushur në këto komuna: Viti 53%, Obiliq 50%, Shtime 47% dhe në Gjakovë, Podujevë e Malishevë me nga 46%. Në anën tjetër, premtimet më së paku janë përmbushur në këto komuna: Dragash 15%, Kamenicë 30%, Deçan 31%, Fushë Kosovë, Lipjan e Junik me nga 33 %. (Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri ose versionin online me parapagim online.zeri.info)

SHIKO MË SHUMË

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...