Për 24 orë raportohen gjashtë raste të dhunës në familje, arrestohen tre persona një tjetër në kërkim

PUBLIKUAR

Sipas raportit shumica e këtyre rasteve ka ndodhur në rajonin e Prishtinës, në Klinë dhe Malishevë me tre person të arrestuar dhe një në kërkim policor.

Shikoni më poshtë rastet e dhunës në familje të raportuara në polici:

Prishtinë / 16.04.2025 – 21:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë / 16.04.2025 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë / 17.04.2025 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Graçanicë / 17.04.2025 – 18:00. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Ankuesi ka refuzuar trajtimin mjekësor, lidhur me rastin në konsultim me prokurorin është incuar rasti dhe pas intervistimit të palëve rasti shkon në procedurë të rregullt.

Klinë / 17.04.2025 – 21:20. Është raportuar se i dyshuari kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj ankuesit mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin është incuar rasti i cili i nënshtrohet porcedurave hetimore, derisa personi i dyshuar ndodhet në kërkim policor.

Malishevë / 17.04.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se i kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vajza e Dr. Lec Gradicës në protestë: Ne nuk kërkojmë privilegj, ne kërkojmë drejtësi

Në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”,...

Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”

Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në...

Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi,...