Për 14 viktima, Serbia paguan 24 mijë euro dëmshpërblim

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Beograd ka marrë vendim me të cilin e obligon Republikën e Serbisë që të paguajë dëmin prej 25.9 milionë dinarë (rreth 24 mijë euro) për krimin e kryer nga njësia “Shkorpionë” e MUP-it të Serbisë mbi 14 civilë, gra dhe fëmijë, në Podujevë, në marsin e vitit 1999

Fondi për të Drejtën Humanitare i Natasha Kandiqit në Beograd, ka dalë me një komunikatë për opinionin, të cilën e transmetojnë mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, sipas të cilës, një gjykatë në Beograd ka sjellë aktgjykimin e parë, i cili drejtpërdrejt e bën përgjegjëse shtetin e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë.

Sipas komunikatës, Gjykata e Parë Themelore në Beograd ka marrë vendim me të cilin e obligon Republikën e Serbisë që të paguajë dëmin prej 25.9 milionë dinarësh (rreth 24 mijë euro) për krimin e kryer nga njësia “Shkorpionët” e MUP-it të Serbisë, pjesëtarët e të cilës kishin pushkatuar 14 gra dhe fëmijë, në Podujevë, më 28 mars të vitit 1999, transmeton ‘Zëri’.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Parë Themelore në Beograd ka bërë përgjegjëse shtetin e Serbisë për vrasjen e anëtarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi e Gashi, para shtëpisë së familjes Gashi në Podujevë, në marsin e vitit 1999.

Krimin, sipas kësaj gjykate, e kanë kryer pjesëtarët e njësisë së ashtuquajtur “Shkorpionët” të MUP-it të Serbisë, e cila ka vepruar gjatë luftës në rajonin e Llapit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Fondi për të Drejtën Humanitare, vlerëson, se “gjykata ka sjellë vendim të drejtë, dhe se në procesin e shkallës së dytë, për shkak të natyrës së rastit, gjykata duhet që shumën e dëmshpërblimit ta harmonizojë me standardet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut për raste të ngjashme”. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...