Agjenti i Nicolas Pepe ishte në Napoli sot për të finalizuar transferin e tij në Napoli, por raportohet se kërkesa e lart për pagë, e ka bllokuar transferin
Sulmuesi i djathtë 24 vjeçar, Pepe, është njëri prej lojtarëve më të kërkuara këtë verë pasi që shënoi 23 gola dhe bëri 12 asiste në 41 ndeshje garuese sezonin e kaluar.
Lille ka vendosur një çmim prej 80 milionë euro për lojtarin e Bregut të Fildishtë dhe sipas Sportitalia, Napoli kishte arritur marrëveshje me Lille për ta transferuar atë, duke lënë pas Arsenalin, Liverpoolin dhe Manchester United, kjo për shkak se kishte përfshirë në marrëveshje Adam Ounas që preferohet nga francezët.
Megjithatë, Sky Sport Italia ka shkruar sonte se takimi tri orësh në mes agjentit të lojtarit dhe klubit të Napolit ka dështuar, për shkak të kërkesës për pagë të lartë të Pepes.
Do të këtë edhe takime të tjera, pasi që Lille i jep përparësi Napolit, por presidenti Aurelio De Laurentiis e ka bërë të qartë, që nuk është në gjendje të jap paga të larta ashtu siç japin skuadrën e Premier Ligës. /GazetaExpress/


