Ish-ylli i Napolit dhe Paris Saint-Germain, Ezequiel Lavezzi, do të pensionohet nga futbolli profesionist në fund të këtij viti.
Kontrata e sulmuesit argjentinas me Jebei China Fortune mbaron më 31 dhjetor, dhe do të jetë e fundit për të në futboll, pasi Lavezzi luajti ndeshjen e fundit për klubin para tifozëve të mërkurën, transmeton Gazeta Express.
Tifozët e nderuan Lavezzin me një baner me mbishkrimin: “Legjendat nuk vdesin kurrë, nuk ato do të harrohen kurrë”.
Sulmuesi, i cili i mbushi 34 vjet në maj, njihet më së miri për kohën e tij me Napolin nga viti 2008 deri më 2013.
Ai e ka fituar titullin e ligës në Francë me PSG-në, ndërsa i ka shënuar nëntë gola në 51 ndeshje për Kombëtaren e Argjentinës. /Gazeta Express/



