“Pendohem që e kam pasur shok”, Stresi rrëfen se çka i ka bërë Noizy

PUBLIKUAR

Reperi nga Shqipëria, Stresi flet për miqësinë që kishte dikur me reperin Noizy. Ai gjatë një emisioni të realizuar këtë javë te “Roped ëith Olsi”, shpalosi shumë gjëra nga jeta e tij. Po ashtu, tregoi edhe për problemet që kishte dikur me Rigels Rajkun i njohur me nofkën “Noizy”.

Stresit, i pyetur se për cilin person është penduar që e ka pasur mik në jetë, ai foli për Noizyn. Dy reperët nga Shqipëria, të cilët gjatë këtyre viteve të fundit kishin shumë përplasje dhe fyerje nga njëri-tjetri, raporton Gazeta Express.

“Jam penduar me të vërtetë, për shkak të rrethanave që kanë ndodhur deri sot, sepse është histori shumë e madhe në mes nesh”, u deklarua Stresi.

Ndërsa e ka thumbuar përsëri Noizyn duke i thëne se është ai çuni që bën zhurmë.

“Pendohem normalisht, që e kam pasur mik dhe që i kam besuar, pasi që fillimet tona kanë qenë ndryshe”, përfundoi Stresi.

Stresi ka njoftuar gjithashtu fansat e tij që së shpejti do të publikojë albumin e tij të titulluar “Archimed”, ku pritet të sjell shumë bashkëpunime të ndryshme me artistë të njohur./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

U ofendua rëndë nga tifozët, Sasa reagon ashpër

Sasa Hoda ka reaguar pas një incidenti të ndodhur në palestrën “Sezai Surroi” në...

Të ngjitur për njëri-tjetrin, Adrola poston foto me këngëtarin Capital T

Modelja shqiptare Adrola Dushi po vazhdon të publikojë foto krah këngëtarit Capital T. Mirëpo, në...

Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?

Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit...