Penalltitë çojnë Holandën në gjysmëfinale, ranë heronjtë Kosta Rikës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

holanda

Holanda është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ‘Brazili 2014’, pasi që të shtunën pas mesnatës në ‘Arena Fonte Nova’, mundi Kosta Rikën me rezultat 4-3, pas ekzekutimit të penalltive pasi që koha e rregullt dhe loja shtesë u mbyllen pa gola.

Gjatë ekzekutimit nga pika e bardhë u treguan më të mirë holandezët të cilët shënuan katër herë, derisa Kosta Rika tri herë.

Holanda në gjysmëfinale do të ndeshet me Argjentinën, kurse ëndrra e Kosta Rikës përfundon këtu.

———–

S’ka gola as pas 120 minutave, penalltitë përcaktojnë fituesin

Holanda është dashur që goxha shumë të djersitët për të mposhtur Kosta Rikën, të shtunën pas mesnatës në ‘Arena Fonte Nova’.

Ekipi holandez ka dominuar plotësisht në pjesën e parë të lojës në vazhdime, duke e kërkuar më të gjitha forcat golin e shumë pritur, por Kosta Rika e rraskapitur nuk u dorëzua as në këtë pjesë lojë.

Drama e vërtetë e kësaj super ndeshje është zhvilluar në 15-të minutëshin e fundit, sepse në këtë çereklojë edhe Kosta Rika u shfaq e rrezikshëm në sulme duke rrezikuar seriozisht portën e ‘portokallinjve’, derisa këta të fundit qëlluan sërish shtyllën transversale. Rastet ishin të shumta, por rrjetat heshtën, kështu që skuadra kualifikuese do të vendoset në ekzekutimin e penalltive.

————

S’thyhet Kosta Rika, ndeshja shkon në vazhdime

Holanda nuk ka mundur ta thyen Kosta Rikën, në ndeshjen katërtë të çerekfinales së Kupës së Botës ‘Brazili 2014’, që po luhet në ‘Arena Fonte Nova’.

Lojë mjaft atraktive është luajtur në pjesën e dytë. Ndonëse ishin holandezët që u shfaqen më të rrezikshëm, megjithatë, ekipi i Kosta Rikës më një angazhim maksimal, duke luftuar në çdo cep të fushës, nuk u dorëzua deri në fund të ndeshjes.

Rastin më të mirë në këtë pjesëlojë e kishte mesfushori holandez, Sneijder, i cili në minutën e 82-të qëlloi shtyllën nga goditja e lirë.

Kosta Rika ia doli që të përballoje me suksese presionin e madh të Holandës pas pësuar gol, kështu që kjo super sfidë shkon në vazhdime dy herë nga 15-të minuta.

————–

Pjesa e parë, Holandë-Kosta Rika 0-0

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Holandës dhe Kosta Rikës.

Holanda dhe Kosta Rika po luajnë në sfidën e katërtë të çerekfinales së Kupës së Botës ‘Brazili 2014’.

Pjesa e parë e lojës mes ‘tulipanëve’ dhe Kosta Rikës ka dhënë lojë të mirë, ndërsa ishin holandezët që kishin iniciative të lehtë në terren, derisa Ëesly Sneijder kishte rastin më të mirë për gol, por gjuajtjen e tij nga goditja e lirë e priti me suksese ‘gardiani’ e Kosta Rikës.

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...