Pele tregon cili është futbollisti më i kompletuar në botë

PUBLIKUAR

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, e ka emëruar Lionel Messin si futbollistin më të kompletuar në botë për momentin dhe ka thënë se do t’i kishte pëlqyer të luante përkrah tij.

Ish-ylli i Santosit dhe ekipit kombëtar të Brazilit, Pele, i ka zgjedhur Lionel Messin, Cristiano Ronaldon dhe Neymarin si tre futbollistët më elitar në botë për momentin, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ai tha se i preferuari i tij nga kjo treshe është kapiteni i Argjentinës dhe Barcelonës, Lionel Messi.

“Unë do ta zgjedhja Leo Messin. Ai është një futbollist me shumë aftësi, bën asiste, pason, shënon dhe driblon mirë”, ka thënë 79-vjeçari në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport.

“Nëse ne do të kishim qenë në skuadër bashkë, kundërshtarët do të duhej të ishin shqetësuar për dy lojtarë e jo vetëm për një”.

“Sot, Messi është futbollisti më i kompletuar në botë”.

Megjithatë, Pele vazhdoi duke i kritikuar futbollistët se tani ka shumë më pak futbollistë elitarë sesa në të kaluarën.

“Në të kaluarën mund t’i gjeje nga dy apo tre lojtarë nga secili vend në botë me kulturë të mrekullueshme futbolli”, shtoi Pele.

“Eusebio, (Antonio) Simoes, (Johan) Cruyff, (Franz) Beckenbauer, (Diego) Maradona, Garrincha, Didi. Sa i thashë? Kishte kaq shumë…”

“Sot i kemi vetëm dy apo tre. Messi, Cristiano Ronaldo, do të thosha se është edhe Neymari, i cili në Brazil megjithatë s’ka arritur ende të bëhet figurë e madhe”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...