Pejë: Vdes punëtori pasi ra nga shtylla elektrike

PUBLIKUAR

Një person ka vdekur pasi ka rënë nga një shtyllë elektrike derisa ishte duke punuar në fshatin Lëvoshë të Pejës.

Lajmin e konfirmoi për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi

“Rreth orë 11:45 policia është njoftuar se në fshatin Lëvoshë të Pejës, gjersa ka qenë duke punuar ka rënë nga një shtyllë elektrike”, është shprehur Gashi, njofton Klankosova.tv.

Ai tha se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa policia është në vend të ngjarjes.

SHIKO MË SHUMË

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...