Pejë: Arrestohen dy persona, kanosët policët e ia thyen xhamin e veturës

PUBLIKUAR

Policia ka arrestuar dy persona në Pejë, pasi dyshohet se kanë penguar dhe kanosur zyrtarët policorë.

Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit ka dëmtuar një xham të veturës së policisë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që fillimisht kanë penguar punëtorët e operatorit ekonomik të kontraktuar nga komuna e Istogut, për kryerjen e disa punimeve, nën pretendimin se ajo pronë është e të dyshuarve, pastaj kur zyrtarët policorë kanë intervenuar janë penguar dhe janë kanosur nga të dyshuarit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...