Një person në Pejë ka publikuar video incizime intime të ish së dashurës së tij.
Ai ka hapur llogari në emër të saj, njofton Policia. Si pasojë e kësaj, është arrestuar i dyshuari.
“Pejë 03.07.2022 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi e ka ngacmuar ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Sipas viktimës i njëjti ka hapur llogari në emër të saj dhe ka publikuar video incizime intime të saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia./Indeksonline/


