Objekti i kazermës së FSK-së me anekse përcjellëse i është dorëzuar komunës së Pejës, në shfrytëzim për realizimin e projektit “Borea”.
Lexoni të plotë postimin e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxhiri
“Sot, u bë një hap i madh për Qendrën e Skijimit ‘Borea’.
Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë dorëzimin e kazermës së FSK-së në Pejë.
Objekti i kazermës së FSK-së me anekse përcjellëse i është dorëzuar Komunës së Pejës, në shfrytëzim për realizimin e projektit “Borea”.
Mirënjohës ndaj Ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”. /Telegrafi/


