Peja ballkanike, shkatërron bullgarët

PUBLIKUAR

Peja ka shënuar fitore të madhe në kuadër të Ligës Ballkanike të basketbollit, duke siguruar një biletë për në fazën post-grupore të kësaj lige evropiane.

Pejanët kanë triumfuar si mysafirë duke mposhtur skuadrën Levski 2014 me rezultat të thellë, 66:90.

Pejanët e shkatërruan skuadrën bullgare në çerekun e parë duke e mposhtur me rezultat të thellë, 24:06.

‘Shqiponjat’ nuk lejuan skuadrën vendase që të rikthejnë rezultatin, megjithëse periudha e dytë u takoi atyre, raporton Telegrafi.

Levski shënoi vetëm dy pikë më tepër se ekipi kosovar, përkatësisht pjesa e parë përfundoi me rezultat 44:28 për pejanët.

Edhe në dhjetë minutshin e tretë ‘Shqiponjat’ u treguan më të mira se lojtarët e Levskit, ku këtë çerek e fituan me 22:18, gjegjësisht rezultati në semafor tregonte shifrat 66:46.

Pejanët e menaxhuan mirë çerekun e fundit të ndeshjes, me ç’rast edhe e fituan ballafaqimin me skuadrën bullgare. Pejanët triumfuan me një epërsi të thellë prej 24 pikësh, 90:66.

Vlen të theksohet se basketbollistët më efikas te Peja ishin Dirlon Hajrizi me 25 pikë dhe Nenad Delic me 18 sosh, kurse te Levski, Angel Peychinov me 14 pikë.

Pas kësaj fitoreje, Peja rimerr kreun e tabelës së grupit B me 13 pikë, po aq sa ka edhe skuadra tjetër kosovare, Bashkimi, e cila dje me fitoren kundër skuadrës malazeze, Lovcen, siguroi një biletë për në fazën tjetër të Ligës Ballkanike. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...