Sulmuesi anësor i Chelseat, Pedro, mendon se Pep Guardiola dhe Maurizio Sarri kanë ngjashmëri me njëri tjetrin.
Pedro ka luajtur nën Guardiolan për pesë vite tek Barcelona. Ndërsa Sarri e ka marrë drejtimin e Chelseat para disa javësh, mirëpo spanjolli ka vërejtur menjëherë ngjashmëri te këta të dy, transmeton Gazeta Express.
“At janë të njëjtë. Intensiteti i tyre, mentaliteti. Është një gjë e mirë”, tha Pedro.
“Këto ide do të marrin kohë. Trajneri është shumë i motivuar. Një trajner shumë i mirë dhe i sinqertë. E kam njohur atë dhe për atë çfarë ka bërë në Napoli. Unë nuk kam qenë i afërt me të por ai është një trajner shumë i mirë me ide shumë të mira”. /Gazeta Express/


