Pedro: Ramosi dhe Van Dijku, mbrojtësit më të mirë të botës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

MPB: Serbia ka ndaluar 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë prej tyre i ka liruar

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar se 10 pjesëtarë të Policisë...

Kurti bëri homazhe në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, thotë se Serbia ende nuk i hap arkivat

Në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe dhe...

Ylli i Chelseat, Pedro, e ka krahasuar Virgil Van Dijkun me bashkëkombësin e vet, Sergio Ramosin, para takimit të Chelseat me Liverpoolit në Super Kupën e UEFA-s, sonte në Stamboll.

Skuadra e Frank Lampardit, fitues i Ligës së Evropës nën drejtimin e Maurizio Sarrit sezonin e kaluar, do të përballet me fituesin e Ligës së Kampionëve, Liverpoolit, në Stamboll të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

Van Dijku e luajti një rol kyç në skuadrën e Liverpoolit sezonin e kaluar, kur “Reds” u shpallën kampionë të Evropës për të gjashtën herë në histori të tyre dhe e mbyllën sezonin e Premierligës në pozitën e dytë, me 97 pikë të grumbulluara.

Qendërmbrojtësi u emërua Lojtari i Vitit nga Premierliga për paraqitjet e tij gjatë gjithë sezonit. Së fundi, Pedro u shpreh se ai sheh ngjashmëri mes yllit të Holandës dhe kapitenit të Real Madridit, Ramosit.

“Ata janë qendërmbrojtës shumë të mirë, veçanërisht në këtë kohë që janë më të mirët. Sergio Ramos është shumë i mirë. E njoh atë mirë: mbrojtës i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm me topin”, ka thënë Pedro.

“Van Dijku është po ashtu i njëjtë: shumë i fuqishëm, i mirë në ajër dhe shënon gola. Këta janë dy futbollist të mëdhenj”.

“Ai është në një moment të mirë. Sezonin e kaluar me Liverpoolit, ai ishte i mrekullueshëm dhe e fitoi titullin e Ligës së Kampionëve dhe të lojtarit më të mirë në Premierligë. Ai është një mbrojtës i mirë”.

Pedro shpreson se do ta mposhtë Van Dijkun dhe Liverpoolit për ta siguruar një fitore në përballjen e sotme, ku ai mund ta sigurojë trofeun e katërt të Super Kupës së Evropës, pasi që e kishte fituar paraprakisht tri herë këtë trofe me Barcelonën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...