Peci: Kosova shënon rekord në të mbjella, kur largohet ‘kojta’, rezultatet janë të pashmangshme

PUBLIKUAR

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se Kosova ka shënuar rekordin e të mbjellave këtë vit që nga paslufta.

Gjatë një vizite tek një fermer, Peci tha se këtë rekord e ka mundësuar mbështetja e qeverisë, duke thënë se “bujqit tanë nuk kanë qenë asnjëherë më të përkrahur sesa nga Qeveria Kurti 2”.

“Për shumë vite ata ankoheshin se për naftën e përdorur në bujqësi paguajnë njëjtë si qytetarët e tjerë që atë naftë e përdorin për vetura personale”.

“Sot, me çmimin aktual të naftës, një bujk që ushtron aktivitetin e tij në mënyrë të rregullt, i regjistruar si subjekt formal, paguan vetëm 0.66 cent për 1 litër naftë, pasi përfiton 0.36 cent subvencionim në vlerë të akcizës dhe mund të përfitojë nga rimbursimi i TVSH-së”, shkroi Peci, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se në ministrinë të cilën ai e udhëheq po punohet me nder dhe rezultat sipas tij janë të mira.

“Kur largohet kojta, luftohet korrupsioni e punohet me nder në Ministri të Bujqësisë, rezultatet janë të pashmangshme”, shkroi Peci, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...