Përurohet salla e sportit në Kraishtë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti sot ka marrë pjesë në përurimin e sallës sportive e cila është ndërtuar në oborrin e shkollës fillore “Skënderbeu” në Kraishtë.

Me këtë rast Kryetari Ahmeti ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë sallë jashtëzakonisht të mirë duke theksuar përkushtimin e tij për krijimin kushteve sa më të mira edukativo arsimore si dhe hapësirave tjera rekreative sportive në mënyrë që nxënësit dhe banorët e Kraishtes dhe fshatrave për rreth t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre sportive, njofton Komuna.

Nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle falënderuan Kryetarin Ahmeti për kushtet e krijuara për zhvillimin e aktiviteteve rekreative sportive në shkollën e tyre dhe shumë projekte të tjera të cilat janë duke vazhduar në lokalitetin e tyre.

Në fshatin Kraishtë po ashtu është duke vazhduar rregullimi i fushës së hapur sportive, asfaltimi i rrugicave të fshatit, rregullimi i kroit të fshatit etj.

Image may contain: 5 people, people standing, suit and indoor
Image may contain: 3 people, people standing and outdoor
Image may contain: one or more people, people standing and suit
Image may contain: 3 people, people standing, shoes and indoor
+4

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...