PDK Vendos ta Dërgojë Isa Mustafën në Gjykatë Kushtetuese

PUBLIKUAR

hoxhaj1-foto-Ministria-e-Jashtme_308967_422316

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se do t’i drejtohet këtij organi për ta vlerësuar nëse zgjedhja e Isa Mustafës në krye të Kuvendit të Kosovës është bërë në harmoni me normat kushtetuese. Pak orë pasi Mustafa mori postin e kryeparlamentarit, PDK doli me qëndrim se nuk e njeh vendimet e sotme të Kuvendit të cilat, sipas partisë së Hashim Thaçit, u morën në kuadër të një procesi “antiligjor, antidemokratik dhe antikushtetues”.

“Është çështje ditësh, çështje orësh kur PDK do ta dërgojë këtë kërkesë në kushtetuese”, tha nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, pas mbledhjes së sotme të kryesisë së PDK-së, e nxitur pas zhvillimeve të fundit në Kuvend. “Partitë politikë humbëse të zgjedhjeve të 8 qershorit, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet në fuqi dhe rregulloren e punës së Kuvendit… sot dhunuan institucionin më të lartë duke e shndërruar atë në arenë të imponimit arbitrar të vendimeve të kundërligjshme”, tha Hoxhaj.

PDK ka ftuar anëtarësinë e vet që “ta ruajnë qetësinë” karshi këtyre zhvillimeve të cilat Hoxhaj i quajti si “të pashembullta”. “PDK duke i konsideruar të kundërligjshme, nuk i njeh këto vendime që dolën nga një proces antiligjor antidemokratik dhe antikushtetues andaj si partia politike më e madhe në vend do t’i drejtohet

Gjykatës Kushtetuese lidhur me zhvillimet e sotme arbitrare në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh Enver Hoxhaj.

Ftojmë anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së dhe gjithë qytetarët e RK që ta ruajnë qetësinë karshi këtyre zhvillimeve të pashembullta duke vendosur besimin e tyre në funksionimin demokratik dhe legal të institucioneve të Republikës së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

AGK reagoi ndaj sulmeve të Abdixhikut, LDK i përgjigjet thotë se kreu i tyre foli për “fenomenet e dëmshme brenda medias”

Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar për reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës...

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë

Nga Ministria e Industrisë thonë se çmimi i naftës në treg është nga 1...

IKSHPK: Ky është qyteti më i ndotur në Kosovë

(IKSHPK) ka vlerësuar se ndotja e ajrit në vend vazhdon të jetë problem serioz...