PDK udhëheq në Drenas, Nisma radhitet e dyta

PUBLIKUAR

Rezultatet e para nga disa qendra të votimit në Drenas, ku sot u mbajtën zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës, tregojnë se Partia Demokratike e Kosovës po udhëheq garën. Por, trendi i votimit sugjeron se PDK nuk do të arrijë t’i fitojë këto zgjedhje pa balotazh, për herë të parë.

Nisma për Kosovën do të dalë e dyta, sipas rezultateve të para, që i ka siguruar Gazeta Express.

Kandidati i PDK’së, Ramiz Lladrovci, është i pari në Vasilevë, Llapushnik dhe në qendër të Drenasit.

Ndërkaq, kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj, prin në Komoran, Baicë e Arrlat, dhe qëndron pas Lladrovcit me një diferencë të vogël të votave në zonat e sipërpërmendura. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...