PDK s’i ka votat, dështon ta zgjedhë Arsim Bajramin Kryeparlamentar

PUBLIKUAR

00_12_14110305201821144734
Partia Demokratike e Kosovës nuk ka arritur ti mbledhë 61 vota për ta zgjedhur Kryeparlamentarin, pavarësisht se zyrtarët e saj vazhdimisht kanë thënë se kanë deputetë për ta siguruar pozitën e kreut të Parlamentit.
Deputeti dhe Nënkryetari i PDK’së dhe Hajredin Kuci e ka kandiduar Arsim Bajramin për kryetar të Parlamentit duke kërkuar nga deputetët që ta votojnë atë. Por, kur Kryesuesja e Seancës Flora Brovina e ka hedhur në votim kandidaturën e tij Bajrami nuk ka marrë votat e mjaftueshme.
Për të kanë votuar 44 depuetët , kundër 61, ndërsa kanë abstenuar 11. Ndërkohë Kryesuesja e ka ndërprerë seancën e cila nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta.

Kuçi propozon Arsim Bajramin për Kryetar të Parlamentit, dështon zgjedhja e tij
Kuçi e ka quajtur personalitet të shquar Bajramin që ka dhënë kontribut në shtetndërtim.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë, por zgjedhja e tij ka dështuar.
Për kanë votuar 44 , kundër 61, kanë abstenuar 11. Ndërkohë Kryesuesja e ka ndërprerë seancën.
Shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kane ardhur ne seancën konstituive të Kuvendit. Limaj nuk ka ardhur ne seance pasi ai është duke u ballafaquar me akuza për krime lufte.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të paraqiten në seancën konstituive që do të nis në orën 10:00. Deri me tash në Kuvendin e Kosovës kane ardhur deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu dhe Kryetari i KDTP, Mahir Yagcilar dhe deputetja e LDK Besa Gaxherri. Në seancë kanë arritur edhe zyrtar të Ambasadës së Amerikës./express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...