PDK reagon rreth lajmeve për Florim Shalën

PUBLIKUAR

PDK dega në Lipjan është sqaruar në lidhje me lajmet e publikuara rreth kinse lagrimin e Florim Shalës nga struktuart e PDK-së në Lipjan.

Ky është reagimi:

Sqarim për opinionin

Partia Demokratike e Kosovës dega në Lipjan sqaron opinionin rreth dorëheqjes së Florim Shalës, të publikuar dje në disa nga mediat elektronike.

Të gjitha deklaratat e publikuara në portale janë të pavërteta dhe kanë pasur qëllim zbehjen e punës dhe përkushtimit tonë. Lajme të tilla janê dashakeqe dhe të qëllimshme, duke tentuar të krijohet konfuzion tek qytetarët pikërisht në ditën kur po zhvillohej procesi zgjedhor.

Ne ju sigurojmë se të gjitha strukturat janë në nivelin e përgjegjësisë duke i kryer obligimet e tyre, ndërsa ata të cilet ndihen të lodhur nga aktiviteti brenda partisë, mund të pushojnë aktivitetin e tyre, por mos të mirren me trillime dhe të pavërteta dhe të mos krijojnë skena të paqena.

Poashtu, Partia Demokratike dega në Lipjan reagon edhe ndaj shkrimit të Kohës Ditore, e cila pa u konsultuar fare me zyrtarët e lartë e degës në Lipjan, publikon të pavërteta lidhur me arsyetimin e largimit e të apostrofuarit ne fjalë nga Partia Demokratike.
PDK është e hapur për çdo individ i cili është i gatshëm të jetë pjesë e programit tonë dhe respektojnë atë.

PDK nuk ka hapsirë për ata që keqpërdorën besimin e partisë karshi tyre dhe për ata që nuk e përfillin programin tonë politik.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...