PDK preferon zgjedhjet

PUBLIKUAR

00_12_14112818642128187257
Dështimi i njëpasnjëshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, për të siguruar vota për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nuk i ka zbehur shpresat e kësaj partie për t’i krijuar institucionet e reja. Por, partia e Hashim Thaçit përveç fjalëve, deri më tani nuk ka ofruar ndonjë plan për dalje nga kriza politike në të cilin është futur vendi pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.
Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë për gazetën Tribuna se nuk ka asnjë lëvizje në këtë parti pas dështimit të zgjedhjes së Arsim Bajramit për kryetar të Kuvendit.

“Asgjë të re nuk ka. Jemi në pritje se çfarë po bën presidentja”, ka thënë Musmurati. Por burime të gazetës brenda PDK-së bëjnë të ditur se kjo parti po e shqyrton mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme, në rast se nuk arrihet një marrëveshje në mes të partive politike pjesëmarrëse në Kuvend për krijimin e institucioneve të reja…(Tribuna).

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...