PDK në Lipjan dënon keqpërdorimin e pronës komunale !

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Qeverisja komunale në Lipjan e kënaqur si duket me marrjen e pushtetit lokal dhe arritjen e qëllimeve të veta personale po sillet si e pa kokë, e mbyllur në zyre të koduar ,duke luajtur lojën e shantazheve me nënpunësit civil, duke i largu nga puna e duke ju ndërru vendet e punës, duke punësu militant partiak duke shkel të gjitha procedurat ligjore në kundërshtim me konkursin, vazhdon të jetë qeverisje e plogësht, pa dinamikë, qeverisje pa rezultate të prekshme, qeverisje e cila nuk po arrin të menaxhoj as pronën komunale mbrenda qytetit të Lipjanit.

Prona komunale në Lipjan është pa zot, ajo para syve të institucioneve dhe organeve më të larta të komunës keqpërdoret, shftytëzohet dhe abuzohet pa asnjë normë ligjore ,udhëheqja komunale bëhet e verbër sikur nuk shef asgjë,çdo ditë kalon pranë sajë dhe i bën sehir sikur ajo pronë i takon dikuj tjetër e jo komunës ,sigurisht as inspektorati komunal ende nuk ka marrë urdhër ta inspektoj e ndërprejë këtë veprim mbi pronën komunale, ndoshta kanë shum arsye, ndoshta benifitet udheheqje komunale – kompani janë llogaritë për një kohë më të gjatë, kush ua varë qytetarëve, ata kanë kohë të presin,me rendësi të realizohen interesat personale të udhëheqjes.

Prona komunale e cila gjendet në udhëkryqin Lipjan – Shtime , Lipjan – Magure , përballë tregut të kafshëve me sipërfaqe prej 2,17 ha ka muaj që vazhdon të shfrytëzohet e të keqpërdoret në mënyrë bizare prej kompanisë pa emër sigurisht e dakorduar me udhëheqjen komunale dhe koalicionin qeverisës .

Kjo pronë komunale e planifikuar sipas Planit Zhvillimor Komunal (PZHK),si dhe Planit Zhvillimor Urban (PZHU) , 2013 – 2018 për Lipjanin si zonë ndërtimore për banim kolektiv, për të zgjidhur problemin e banimit për kategoritë e dalura nga lufta e UÇK-së ,për invalidët dhe veteranët e luftës, mbushet çdo ditë në mënyrë sistematike me mijëra metra kub material, janë vendosë makineri nga më të ndryshmet,cisterna, sillos për përpunimin e zhavorit e të betonit, në të punohet çdo ditë, ajo është shëndrru në punishte të vërtet sikur të jetë dhënë në shfrytëzim me procedura të rregullta ligjore nga komuna. Sot kjo pronë komunale shfytëzohet në kundështim me Ligjin Nr.04/L-144 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.

Qeverisja komunale heshti përkundër faktit se PDK ka ngritur dhjetëra herë këtë qështje në asamblenë komunale, asnjëher nuk mori përgjigjëje pse prona komunale abuzohet në mënyrë kaq të egër nga një kompani, pa asnjë vendim të organeve kompetente komunale.Në takimin e fundit të asamblesë komunale Kryetari komunës deklaron se kjo kompani do ta shfrytëzoj këtë pronë derisa ajo të jepet me koncesion , por mbi cilën bazë ligjore,mbi cilën marrëveshje , cilat organe të qeverisë komunale kan kompetencë të vendosin për pronën, këtë e di mire kryetari i komunës.

Kjo afer korruptive mes qeverisjes lokale të Lipjanit dhe kompanisë që po keqpërdor pronën komunale në menyrë të paligjshme dëshmon edhe një herë paaftësinë e kësaj qeverie për të menaxhu me pronën komunale, dëshmon shkeljet e vazhdueshme të ligjit , dëshmon gatishmërin e kësaj qeverisje për të keqpërdor detyrën zyrtare për interesa përsonale , prandaj PDK- dega në Lipjan kërkon hetim serioz nga organet kompetente për këtë qështje, kërkon ndërprerjen e shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të pronës komunale në mënyrë të jashtëligjshme.

LDK në Lipjan bashkë me koaliconin qeverisës po dëmton rendë interesat e qytetarëve të Lipjanit në dobi të interesave te ngushta personale ,në emër të zotit dhe ligjit keqpërdorimet dhe shkeljet ligjore po vazhdojnë .Hiq mos e nal .Shnet! Lulzim Rrustemi , nënkryetar i PDK-se ,Dega në Lipjan .

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...