PDK merr vendim që të bojkotojë takimin me Joseph Borell

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

I pari i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë të ditur se partia e tij do të bojkotojë takimin e sotëm të paralajmëruar me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borell, transmeton Indeksonline.

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

 

 

Faleminderit për praninë tuaj në këtë konferencë. Në vijëmësi të asaj që kemi komunikuar mbrëmë lidhur me vizitën e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, zotin Josep Borrell – Partia Demokratike e Kosovës në mbledhjen e kryesisë ka marrë qëndrim përkitazi me zhvillimet e fundit politike që ndërlidhen drejtpërdrejt me këtë vizitë të zyrtarit të lartë evorpian në vendin tonë sot.

Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson lartë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Bashkimit Europian që i ka ofruar Republikës së Kosovës në të gjitha periudhat e ndërtimit dhe konsolidimit të shtetësisë së saj;

Ne i mirëpresim vizitat e çdo zyrtari të lartë evropian në vendin tonë. Ne i çmojmë përpjekjet dhe përfshirjen në normalizimin dhe avancimin e komunikimit fqinjësor mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me takimin e sotëm të thirrur nga Zyra e BE-së në Kosovë mes Përfaqësuesit të lartë z. Borell me udhëheqës të partive politike, unë si kryetar dhe PDK-ja nuk do të marrim pjesë në këtë takim si gjest politik dhe mesazh se:

–          Takimi sot është i pakuptimtë në kushtet e mosekzistencës së Qeverisë dhe institucioneve të reja – dhe çfarëdo iniciative për rinisje të procesit të dialogut me palën serbe, është i tejkaluar dhe i paqendrueshëm derisa Kosova vazhdon me qenë peng i inateve dhe paaftësisë për të bërë kompromis dhe për të gjetur zgjidhje dy forcat politike, LVV dhe LDK.

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...