PDK-Lipjan: Zonja Kryesuese ju jeni ajo që përgatiteni rendin e ditës ,dhe vini me skenar të përgatitur

PUBLIKUAR

Zonja Kryesuese, Ju jeni ajo që përgatiteni rendin e ditës ,dhe vini me skenar të përgatitur. Ju kujtohet kur vitin e kaluar keni lejuar që drejtori I Arsimit bashkëpartiaku i juaj që abuzoj me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ,duke i prezantuar përmes video-projektorit në sallën e Kuvendit para Këshilltarëve Komunal të dhënat personale të disa nga kandidatët pjesëmarrës në konkurs .Një gjë të jeni e sigurt se heshtja dhe toleranca këtyre Këshilltarëve të PDK-së që ju po i akuzoni padrejtësisht për destruktivitet ka bërë që ju dhe bashkëpartiaku i juaj ti shpëtoni dënimit të merituar me abuzimin e Ligjit të cekur më lartë.

Kush e shkeli rregulloren e punës së kuvendit për caktimin e mbledhjes së jashtëzakonshme të kërkuar vitin e kaluar nga Këshilltarët e PDK-së?

Skenari kujt është duke e mbajt padrejtësisht vendin në Komitetin për Politikë dhe Financa ish asamblisti i VV-së?

Skenari I kujt është ,caktimi i kryetarit të Nëndegës nga subjekti I juaj duke u fshehur në emër të shoqërisë civile në Komisionin për Ndarjen e Pronave dhe Palujtëshmërisë?

Për të njëjtin rast, në të njëjtin komision a e luajt një skenar të tillë prapë në seancën e djeshme?, vetëm se tani me një OJQ-ë inegzistente, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...