PDK-Lipjan: Skandaloze, në QKMF-në e Lipjanit në vend të shërbimeve shëndetësore rrezikohesh nga qenët

PUBLIKUAR

PDK dega në Lipjan e ka quajtur si skandaloze shërbimet emergjencës në Lipjan ku ka publikuar disa fotografi ku shihet një qenë endacak brenda QKMF-së në Lipjan.

“Ankesave të qytetarëve në lidhje me shërbimet në Urgjencën e QKMF-së Lipjan, kohëve të fundi iu ka shtua edhe pasiguria për të vizituar repartet shëndetësore për shërbime të nevojshme. Keq menaxhimi në QKMF nuk kanë të ndalur për arsye të paaftësive organizative të punës, papërgjegjshmërisë absolute , mungesës së barnave dhe problemeve të tjera abuzuese me ligjin”, shkruan PDK-ja.

“Por ,çka ka parë një pacient i cili mbrëmë ishte për në vizitë për të marrë shërbim shëndetësor në Urgjencën ose Emergjencën e Lipjanit ,na ka habitur dhe lenë për të dëshiruar se ky institucion mund të quhet çfarë të,duash ,e assesi shëndetësor ,në atë që vërejti. Në vendin ku duhej të kishte barna në mungesën e tyre vendin kishte zënë ky qen. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në Shëndetësinë e komunës së Lipjanit”, ka shkruar PDK dega në Lipjan.

Drejtori i QKMF-së në Lipjan, Agim Krasniqi përmes telefonit tha për LipjaniNews se çështja e qenve endacak është një çështje e përgjithshme e Komunës së Lipjanit  dhe të njëjtën kohë me këtë çështje përballet edhe QKMF-ja në Lipjan.

Ai gjithashtu tha se saipërket keqmenagjimit të QKMF-së  në Lipjan këto deklarata janë më shumë politike se sa përmbajtjesore./LipjaniNews.com/

 qwww

  14962723_1796844623904122_632050217817271299_n14632964_1796844753904109_242438022704595442_n

SHIKO MË SHUMË

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...