Kryesia e Partisë Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, nën udhëheqjen e Selvije Halimi, ushtruese e detyrës së kryetarit të degës, sot ka mbajtur takimin e radhës ku i pranishëm ishte edhe dr.Fatmir Xhelili, anëtar i kryesisë në qendër.
Kryesia analizoi nivelin e përgjegjësisë organizative të kryerjes së detyrave dhe obligimeve të të gjitha strukturave për zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, si dhe mundësinë për hartimin e listës së kandidatëve të propozuara nga nëndegët për këshilltarë në Kuvendin Komunal, njoftoi sektori për Informim, PDK-Lipjan./LipjaniNews/


