PDK- Lipjan mësimdhënësit e Lipjanit me pagesa selektive

PUBLIKUAR

Rinia Dekomkratike  në Lipjan brengos fakti  që në arsimin parauniversitar në komunën e Lipjanit po vazhdon të ketë largime selective.

“Nuk mund te jemi indiferent karshi zhvillimeve tendencioze të ulëta ndaj problemeve të shfaqura në arsimin e komunës sonë. Ky degradim po vazhdon të jetë shqetësim tepër i madh i të gjithë qytetarëve të komunës së Lipjanit.
Brengos fakti që në arsimin parauniversitar në komunën e Lipjanit po vazhdon të ketë largime selektive( dëshmi nga Inspektoriati rajonal i Arsimit), shumë lëndë në gjykata, punësime pa kriter të militantëve partiak të pushtetit aktual, deri te bastardimi total i sistemit arsimor përmes formave të presionit ndaj mësimdhënësve.
Paramendoni se si në shkollat e Lipjanit bëhen pagesa selektive e mësimdhënësve psh: Fakulteti i Edukimit konsiderohet adekuat (nga pushteti) në shkolla të mesme dhe marrin rrogën e plotë, ndërsa titulli bachelor konsiderohet jo-adekuat… ( shih.UA-9/2014 normativ mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, i cili specifikon decitivisht kush ka të drejtën të punoj dhe kush është adekuat për pozitën e punës dhe në mënyre të çartë :Fakulteti i Edukimit është adekuat vetëm për arsimim e mesëm të ulët dhe nuk e kanë të drejten e punës në shkolla të mesme).
…Në bazë të këtij kriteri etj, duhët të bëhen edhe pagesat e mësimdhënësëve. Ndërsa, veçmas në shkollat e mesme ka diskriminime selektive në paga duke u nisur nga ky fakt..
Me dëshirën që edukimi të jetë prioritet i zhvillimit të shoqërisë demokratike, dhe asesi institucion ku pushteti rahaton militantët. Shpresoj që të pakten ky pushtet më shumë të mësoj për respektimin e ligjit, i cili po shkelet vazhdimisht duke injoruar dhe shtypur të drejtat fundamentale të qytetarëve.”

RDK-Lipjan

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...