PDK-Lipjan, kërkon shkarkimin e Kryesueses Kuvendit Lipjan

PUBLIKUAR

10580006_1480421258879795_7030328871644394895_n

Partia Demokratike e Kosovës PDK, dega në Lipjan, kërkon që të shkarkohet Kryesuesja e Kuvendit të Lipjanit, Vlora Limani – Hajnuni. PDK-Lipajn, në një postim në Facebook pretendon se kryesusja Vlora Limani – Hajnuni ka bërë shkelje të ligjit.


“Kryesuesja Limani u përpoq ta relativizoj kërkesën me shkrim për mbledhje të jashtëzakonshme të nënshkruar nga 11 anëtarët e KK të Lipjanit, nga subjektet PDK dhe PSDK, kërkesen e ligjshme sipas nenit 44 të Ligjit mbi Vetqeverisjen Lokale, por sikur harroj se PDK ka njohuri të mjaftueshme mbi rregullativen ligjore me të cilën funksionon Kuvendi Komunal dhe e tëra i shkoi huq.Ajo bëri shkelje të ligjit, ndërroi rendin e ditës të përcaktuar nga anëtarët e Kuvendit, shkeli afatin ligjor për thirrje të mbledhjes së jashtëzakonshme, të gjitha deklaratat tjera janë fjalë të kota të Kryesueses së KK- së, janë pa mbulesë ligjore dhe përpjekje për mashtrim të opinionit.Ajo duhet te shkarkohet!” shkruan PDK-Lipjan /LipjaniNews

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...