PDK-Lipjan kërkon llogari Imri Ahmetit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...
Dega e PDK-së në Lipjan, ka lëshuar një komunikatë të shtunën përmes së cilës ka akuzuar kryetarin e Komunës së Lipjanit, për shkelje ligjore për ndërhyrje në tender.
Komunikata e plotë është kjo:

“Imri Ahmeti para disa muajëve pati deklaruar para qytetarëve se kushdo që e raporton korrupsionin e zyrtarëve te komunës, do të shpërblehet me shumë prej 500 deri 2000 Euro.
Para disa ditëve, Agjencioni Kundër Korrupsionit ka gjetur dhe raportuar për keqpërdorimet që janë bërë në tenderin e rrethojave të disa shkollave në Komunën e Lipjanit.
Pas këtij publikimi Imri Ahmeti lëre më që nuk e shpërbleu zyrtarin e AKK-së që gjeti këtë keqpërdorim, me shumën e parave që premtoi, por ai madje as nuk doli para qytetarëve ta mohoj apo ta pranoj këtë skandal. Heshtja e tij tregon pranim të dyshimeve te publikuara nga ana e AKK-së.
Me këtë skandal Imri Ahmeti vazhdon me shkeljen premtimin kryesor të fushatës së tij duke avansuar në korrupsion. ‘Të drejtë para ligjit dhe Zotit’ po del se ishte vetëm mashtrim i qytetarëve për vota.
PDK – dega në Lipjan shprehet e shqetësuar për situatën e krijuar pas këtij publikimi dhe injorimin që bën Imri Ahmeti qytetarëve për të arsyetuar këtë situate.
Korrupsioni, jotransparenca e kanë kapluar çdo sferë të Komunës, me çka është ngulfatur jeta e qytetarëve. Degradimi që po i bën ky pushtet qytetit tonë po e pamundëson jetën normale të qytetarëve tanë.
PDK – dega në Lipjan kërkon llogari nga Kryetari i Komunës për këtë gjendje të rëndë që është krijuar, për keqpërdorimin e parasë publike, për shkeljen e premtimeve të dhëna para qytetarëve, për mashtrimet dhe manipulimet kinse për pushtet të drejtësisë!
PDK – dega në Lipjan do të përdorë të gjithë mekanizmat ligjorë relevantë për të eliminuar çdo veprim që bëhet në kurriz të qytetarëve!
Ajo do të angazhohet që ata që keqpërdorin pozitën zyrtare, të dalin para drejtësisë.
PDK është zëri i qytetarëve në Lipjan dhe do të jetë kujdestare për të denoncuar qeverisjen e keqe në Lipjan”.
Arian Hasani, sekretar i Degës së PDK-së, Lipjan

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...