PDK-Lipjan, këmbëngul refuzon pjesëmarrjen në komitete

PUBLIKUAR

PDK-ja, Dega në Lipjan, ka refuzuar sërish, të dielën, pjesëmarrjen në komitete të KK-së, ndërkohë që ka ftuar pushtetin lokal që drejtohet nga LDK-ja t’i ridazajnojë komitetet në qoftë se dëshiron daljen nga ngërçi.

Florent Hoxha, nënkryetar i PDK-së në Lipjan, njëherësh edhe këshilltar komunal nga ky subjekt, ka këmbëngulur të dielën se subjekti i tij është grupi më i madh i këshilltarëve në KK dhe në raport me numrat real që ka nuk ka përfituar vende nëpër komitete, por është anashkaluar në shumë prej tyre.

Hoxha ka thënë se pushteti që drejtohet nga koalicioni të cilit i prin LDK-ja duhet të riformatojë çështjen e komiteteve në qoftë se e duan grupin më të madh komunal në pjesëmarrje. Ai e ka sqaruar situatën. (Më gjerësisht sot në Koha Ditore)

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...