Partia Demokratike e Kosovës- Dega në Lipjan e angazhuar për të mirën e qytetarëve të Komunës së Lipjanit, në vazhdimësi po përcjellë zhvillimet në Komunë dhe kohëve të fundit është mjaft e shqetësuar për zhvillimet ne sferën e arsimit ,sektor ky që po degradohet nga ekzekutivi komunal.
Departamenti i arsimit në Lipjan,ka arritur deri në atë shkallë të funksionoj pa plan zhvillimor të shkollave ,pa raport për gjendjen në arsim ,pa raport për suksesin e nxënësve të testit të maturës ,pa raport të fillimvitit shkollor,si dhe problemeve të theksuara në disa shkolla si:helmimi i nxënësve ,ndalimi i shfrytëzimit të hapësirave nga ana e inspektoratit në shkollën e mesme Gjimnazi dhe shkollën profesionale “Adem Gllavica”,për shkak të mos dezinfektimit të hapësirave shkollore,mos sigurimi me kohë i lëndëve djegëse për ngrohje etj, thuhet ndër tjerash në komunikatë.
Por në veçanti degradim tejmase i lëmisë së arsimit, i është bërë përmes pranimit të kuadrit deri në shkallën e kthimit të këtij institucioni në ent për punësim të militantëve Partiak,përmes shkeljeve ligjore e paradoksale nga moshpallja e orëve të lira për mësimdhënës,shpallja e konkursit me shkelje ligjore ,pastaj plotësimi i konkursit prapë me shkelje deri te pranimi i kuadrit të pakualifikuar me preferenca partiake ,duke lënë jashtë procesit mësimor kuadro të përgatitur e me përvojë pune edhe 25 vjeçare.Dega e PDK-së në Lipjan ,duke e par këtë gjendje, përmes udhëheqësit të grupit të Asamblistëve , të PDK-së ka bërë kërkesë që të futet në rend dite ,shqyrtimi i gjendjes në arsim por nuk është marr parasysh nga pushtetarët,dhe kërkesa e njëjta është përsëritë në mbledhjen e fundit të Asamblesë por ende nuk kemi përgjigjeje .Dega e PDK-sw ,nw Lipjan ,është në pritje nga pushtetarët për thirrjen e mbledhjes dhe futjen në një pikë të veçantë për arsimin sipas kërkesës sonë ,në të kundërtën do të veprojmë në mënyrë institucionale me thirrjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal për shqyrtimin e gjendjes së krijuar në sferën e arsimit në komunën tonë


